Lajme

Trump ironizon masat anti-covid, Biden “Ke fyer viktimat”

Presidenti Donald Trump u ka kërkuar shteteve t

Presidenti Donald Trump u ka kërkuar shteteve të shmangin izolimet  ndërsa rivali i tij demokrat Joe Biden tha se pandemia nuk mund të ndalet sa hap e mbyll sytë.

Gjatë fushatave të tij, z.Trump ironizoi rregulloren anti-covid dhe mbajtjen e maskave.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Biden tha Trump po ndikon në përkeqësimin e krizës së koronavirusit në Amerikë dhe nëpërmjet deklaratave të tij po fyen viktimat e saj.

Demokrati ka një epërsi të fortë kombëtare ndaj presidentit Republikan gjashtë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Por përparësia e Joe Biden është më e ngushtë në një numër të madh shtetesh amerikane të cilët kanë në dorë se kush fiton Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë se 75 milion amerikanë kanë votuar deri tani, gati 50 milion prej tyre me postë, shifër rekord në raport me kushtet e pandemisë.

Kujtojmë se vdekjet nga koronavirusi po rriten në 39 shtete të SHBA dhe një mesatare prej rreth 800 njerëzish po vdesin çdo ditë në të gjithë vendin.

Duket se dy rivalët kanë qasje të ndryshme mbi pandeminë e koronavirusit.

Në një deklaratë virtuale, demokrati Joe Biden tha se ai nuk do të bënte fushata me premtime të rreme dhe se pandeminë nuk mund ta zhdukte si me magji.

Biden, i cili nuk ka përjashtuar izolimet e mëtejshme, u zotua të lejojë shkencën të drejtojë situatën e pandemisë.

“Edhe nëse fitoj, do të duhet shumë punë për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha ai. “Unë e premtoj këtë, ne do të fillojmë ditën e parë duke bërë gjërat e duhura.”

Demokrati dhe gruaja e tij Jill Biden votimuan pas deklaratës ndërsa Trump votoi të shtunën në Florida./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , ,