Opinione

“Tripi Putinit ka filluar me ndaljen e parë në Ukrainë, plani i këtij udhëtimi është një Euro-trip”

Ka pika shumë të vogla, por tepër të rëndësishm

Ka pika shumë të vogla, por tepër të rëndësishme në botë që ne nuk i kushtojmë vëmendje, një prej tyre është Transnistria. Është shumë normale që nuk e keni dëgjuar më parë emrin e një vendi të tillë, sepse po flasim për një vend që teknikisht nuk ekziston, pothuajse të gjithë mendojnë kështu, përveç Rusisë.

Asnjë vend, përfshirë Rusinë, nuk e njeh pavarësinë e Transnistrier-it, i cili ndodhet midis kufijve të Moldavisë dhe Ukrainës dhe ndërkombëtarisht është e pranuar si pjesë e Moldavisë. Por edhe pse Rusia nuk e njeh atë zyrtarisht, ajo u jep një rrogë pensionistëve dhe shpërndan gaz falas për popullatën, në këmbim, ajo mban ushtarët rusë në rajon për një kohë të pacaktuar. Por pse ky vend është kaq i rëndësishëm për Rusinë që të investoi ajo një shumë goxha të madhe për një territor jo edhe aq të madh? Përgjigja është e shkurt dhe e qartë, pra ky është destinacioni i radhës i Kremlinit zyrtar dhe porta tjetër për të depërtuar në Evropë.

Ku gjendet Transnistria?

Popullata e përgjithshme është afër 500 mijë banor, më shumë se gjysma e tyre kanë shtetësi të dyfishtë, atë moldaveze dhe ruse. Rusia këtij territori i dërgon 1 miliard dollarë çdo vit. Shumica e popullatës që jeton aty dëshirojnë të jenë të lidhur me Rusinë dhe vendi i tyre të njihet ndërkombëtarisht, por ata nuk kanë kufi territorial me Rusinë, megjithëse Rusia ka rreth 1.500 ushtarë në rajonin e bllokuar midis lumit Dinestre dhe kufirit ukrainas.

Në fakt, vetë rajoni nuk ka një rëndësi të madhe strategjike për Rusinë, por Rusia për një kohë shumë të gjatë është përpjekur të ndërmarrë hapa për të treguar efektivitetin e saj në Evropën Lindore. Sipas ekspertëve, krijimi i një lidhjeje tokësore ndërmjet Transnistrisë dhe Rusisë, të cilën ajo e ka mbështetur prej kohësh, është shumë e rëndësishme për Moskën. Kjo do të thotë se në të ardhmen emrin e këtij rajoni do ta dëgjojmë më shpesh.

A është Moldavia destinacioni i radhës?

Ushtarët rusë tashmë në rajonin separatist dhe lufta në Ukrainën fqinje ka rritur frikën e moldavianëve. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Zelensky, tha se për Rusinë sulmi ndaj Ukrainës ishte vetëm fillimi dhe se Rusia donte të pushtonte edhe  vende të tjera më vonë. “Ai (Putini) dëshiron të marrë jugun e Ukrainës nën kontrollin e tij dhe të qëndrojë në kufirin e Moldavisë”, tha Zelensky.

A  do të jetë Transnistria ndër objektivat e dytë të luftës  ruso-ukrainase dhe a do të dërgojë Rusia në luftë edhe Moldavinë?

Rëndësia e Transnistrisë

Baza kryesore detare e Ukrainës ndodhet në Odesë, më parë ishte në Krime, por u zhvendos pas pushtimit rus në vitin 2014. Odesa, një nga portet më të rëndësishme të ish-perandorisë ruse, ka një vend simbolik në kulturën dhe historinë ruse. Ky qytet, ku shumica e njerëzve të cilët flasin rusisht, është një vend ku Putini e ka vënë syrin për një kohë të gjatë dhe mënyra më e lehtë për të arritur në këtë qytet është përmes rajonit të Transnistrisë. Nëse trupat ruse të vendosura në këtë zonë mund të hyjnë në Odesë dhe pastaj ekziston rreziku që Odesa të shkëputet nga pjesa tjetër e vendit.

Kutia e zezë e Moskës

Ndër të gjitha vendet në kufirin me Ukrainën, Moldavia është vendi më i cenueshëm pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ekonomia e saj e dobët nuk mund të përballojë fluksin e mijëra refugjatëve. Ekziston edhe një pikë e dobët natyrore e Moldavisë, ajo është Transnistria pro-ruse.  Javën e kaluar, autoritetet pro-ruse Transnistriane dënuan përpjekjen e Moldavisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. Ata donin njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së rajonit, gjë që tregon se sa real është kërcënimi rus për Moldavinë pas Ukrainës.

Teoria e operacionit të Besarabisë

Duke komentuar situatën aktuale në Ukrainë në një nga emisionet më gjashtë mars, këshilltari presidencial i Ukrainës, Aleksi Aleksoviç, u fokusua në zhvillimin e luftës në jug, në atë kohë në jug të Ukrainës kishin filluar luftëra të rënda. Sipas Aleksoviç, pritej që ushtria ruse të fillonte drejt Odesës dhe më pas ndoshta në Transnistri.

Më pas, presidenti pro-rus i Bjellorusisë, Lukashenko dha shenjë për ndërtimin e teorive të tilla. Në hartën e paraqitur nga Lukashenko në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë, një nga shigjetat drejtonte Transnistrinë nga rajoni i Odesës deri në kufirin e Moldavisë. Kjo hartë krijoi një situatë të pakëndshme për autoritetet moldaviane, sepse ata e dinë shumë mirë që një njësi ushtarake ruse është vendosur në Transnistri dhe nëse u jepet mundësia, “mund të hapin derën nga brenda”.

Fshati Kolbasna, afër kufirit me Ukrainën, është shtëpia e depos më të madhe të municioneve në Evropën Lindore. Bëhet fjalë për 22,000 tonë municione të ruajtura nga trupat ruse që gjinden vetëm dy kilometra nga kufiri ukrainas.

Separatistët rus në Transnistria tani kanë mundësinë për ta hapur një front të ri. Magazina në Transnistri përbën një kërcënim për të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Kievin. Transnistria është kufiri luftarak i lindjes dhe perëndimit, çdo tension në këtë rajon ka potencialin të tërheqë të gjithë botën në luftë./Zhurnal.mk

Shkruan: Emrah Xhemaili, jurist i marrëdhënieve ndërkombëtare