Sport

Trepça ’89 e deklason Gjilanin, Arbëria e mund Drenicën me një gol në fund të ndeshjes

Trepça ’89 e ka mposhtur 3-0 Gjilanin, derisa Arbwria ka triumfuar 1-0 ndaj Drenicës.

Xhiro e 16-të në Superligën e Kosovës ka vazhduar me dy ndeshje tejet interesante.

Në Mitrovicë, Trepça ‘89 e priti Gjilanin, derisa në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet u zhvillua ndeshja mes Arbërisë dhe Drenicës.

Trepça ‘89 u tregua e papërmbajtshme duke e mundur 3-0 Gjilanin.

Arbnor Muja në minutën e 20’, Sie Bissmark në minutën e 77’ dhe Rilind Nimani 83’ shënuan për fitoren e vendasve.

Në anën tjetër, Arbëria e ka shokuar Drenicën duke e mposhtur 1-0 me nëj gol të Hysen Bytyqit në minutën e 89’ të takimit, për t’i rrëmbyer pikët e plota.

Të dielën do të përballen KF Llapi me FC Besa dhe Drita me FC Ballkani.