Lajme

Tre persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu

Si pasojë e një aksidenti në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, njofton Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetwn Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, në rrugën Skënderbeu në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”.

Me rast merret njësia policore e komunikacionit rrugor./Insajderi.com