Maqedoni

Tre deputetë pozitiv me Covid-19, Kuvendi pa kuorum

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk arriti të miratojë rendin e ditës për seancën e 34, për shkak që Kuvendi nuk mund të sigurojë kuorum, transmeton Alsat. Tre deputetë të shumicës paralamentare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në sallën e Kuvendit sot ishin prezent vetëm 59 deputetë.

“Tre deputetëve u është ndaluar të merrnin pjesë në seancë sepse janë infektuar me koronavirus. Dy prej tyre kanë marrë vendim për izolim, sepse janë pozitivë me Covid-19, ndërsa deputeti i tretë, i cili ka simptoma, pret rezultatet, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duke shtuar se për shkak të gjendjes shëndetësore të deputetëve sot nuk mund të përcaktojë agjendën.

The post Tre deputetë pozitiv me Covid-19, Kuvendi pa kuorum appeared first on Alsat.