Ballkan

Tragjike në Greqi/ Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën 16-vjeçari, tezja shpëton dy fëmijët e vegjël

Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një z

Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e një familjeje shqiptare në Greqi. Zjarri ka rënë në banesën ku ndodheshin tre fëmijë, ndërkohë që nuk ka mundur dot që të mbijetojë fëmija më i rritur, djali 16 vjeçar.





Mediat e vendit fqinj, raportojnë se në momentin kur ka rënë zjarri në banesë, brenda saj ndodheshin tre të mitur, të moshave 16, 13 dhe 6 vjeçare. Prindërit nuk ishin në banesë në orën 11 të paradites së të martës, pasi babai i fëmijëve ishte në punë dhe nëna e tyre ishte nisur të hënën drejt Shqipërisë.

Po ashtu dhe tezja e fëmijëve që po kujdesej për ta, por kur ra zjarri, për të cilin ende nuk dihet shkaku, nuk ndodhej në shtëpi. Ishte telefonata e mbesës së saj 13-vjeçare e cila e njoftoi dhe me të mbërritur në banesën e përfshirë nga flakët, u fut brenda të shpëtonte fëmijët.

Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa arriti të nxirrte gjallë nipin dhe mbesën, por nuk pati mundësi të shpëtonte 16-vjeçarin, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.

Hetimet kanë nisur për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, por sipas informacionit paraprak, 16-vjeçari mund të ketë provuar të ndezë një pajisje elektrike me qëllim që të ngrohej, kur në rrethana të panjohura, një zjarr shpërtheu në dhomën e tij.