Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Verri të Fierit.
Një 16-vjeçar ka varur veten në kasolle.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, ndërsa po hetohet përse ka ndodhur ngjarja e rëndë, pasi ende nuk bëhet me dije çfarë e ka shtyrë adoleshentin të kryejë vetëvrasje.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Etiketa: 16-vjecari var veten, Fier, verri