Sport

Tragjedi në futbollin brazilian, nga rrëzimi i avionit katër lojtarë, presidenti dhe piloti humbën jetën

Një tjetër tragjedi ka ndodhur me avion në futb

Një tjetër tragjedi ka ndodhur me avion në futbollin brazilian, pas asaj që ndodhi në 28 nëntor 2016 me skuadrën e Çapekoenses ku ishin në fluturim me destinacion Kolumbinë për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore, njofton Insajderi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serisë D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.

Katër lojtarët Lukas Praksedes 23 vjeçar, Guilerme Noe 28 vjeçar, Ranule 27 vjeçar, Markus Molinari 23 vjeçar, presidenti i klubit Lukas Meira 32 vjeçar dhe piloti i avionit i identifikuar si “Komandanti Vagner” ndërruan jetë.

Palmas ishin duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për në kupën “Copa Verde”.

Një tragjedi që ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Brazil por edhe në mbarë globin. /Insajderi.com