Bota Lajme

Tragjedi në Egjipt, treni del nga shinat dhe i shkel për vdekje dhjetëra persona

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Egjipt.

Aksidenti me trenin e linjës Mansoura-Kajro ndodhi në provincën Qalyubia, në veri të kryeqytetit ku të paktën 4 vagonë dolën nga shinat.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë nga të lënduarit në aksident ndodhen në gjendje të rëndë.