Sport

Tovërlani thotë se Drita është favorit për ta fituar Superkupën

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka treguar se cila nga skuadrat “kaltërebardhë” është favorite për ta fituar Superkupën e Kosovës, transmeton Insajderi.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Tovërlani thotë se ndërmjet FC Prishtinës dhe Dritës, ndeshja e të cilave do të zhvillohet zyrtarisht në Antalia më 23 janar, mendon se FC Drita do të fitojë këtë garë.

“Toki” i ka dhënë një përparësi të lehtë gjilanasve në këtë përballje, pasi sipas tij janë skuadër që luajnë së bashku për dy vite.

“Unë mendoj që dy skuadrat nuk do ta kenë formën atë që e pretendojnë. Sepse është herët, ndoshta Drita në këtë moment ka një përparësi të lehtë sepse është një skuadër që dy vite luajnë bashkë. Është e mira që do të luhet në Antalia dhe kushtet janë shumë të mira se në Kosovë”.

“Ky është testi i dy ekipeve pasi më vonë luajnë në Kupën e Kosovës. Drita ndoshta ka një përparësi të lehtë”, ka thënë Afrim Tovërlani. /Insajderi.com