Sport

Tottenham Hotspur kërkon të transferoj lojtarin e talentuar të Sevillas

Tottenham Hotspur janë në bisedime me Sevillan

Tottenham Hotspur janë në bisedime me Sevillan për të transferuar të riun spanjoll, Bryan Gil, transmeton Insajderi.

Sipas “Goal”, Spurs janë të gatshëm t’i ofrojnë klubit spanjoll 25 milion euro plus Erick Lamelan.

Siç raportohet, skuadra angleze është shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshje, derisa ky do të jetë transferimi i parë i tyre, me trajnerin e ri i cili po kërkon të përforcoj skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Gil do të zhvillojë ndeshjet e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” me Spanjën U-23 në fund të kësaj vere.

Edicionin e kaluar ai ishte i huazuar te skuadra spanjolle Eibar, ku arriti të shënoi katër gola në 28 paraqitje për ta./Insajderi.com