Lajme

Tollovi për patentë shoferë, qytetarët nuk respektojnë masat anti-Covid

Numër i madh i qytetarëve janë parë sot duke pritur para qendrës për patentë shoferë në Prishtinë, ku janë shkelur masat anti-Covid.

Radhës së njerëzve që po presin nuk po i shihet fundi.

Qytetarë të shumtë, u panë në qendrën për patentë shoferë në kryeqytet.

Pa u respektuar asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona, ata po presin në radhë që nga orët e hershme të mëngjesit.

Kjo pritje po ju duket e paarsyeshme, kandidatëve.

Për t’u respektuar distanca fizike, ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Mirëpo sipas kryetarit të Ferderatës së Autoshkollave, Xhemshit Cakolli fajin e ka Ministria e Infrastrukturës për gjithë këtë situatë.

Sipas tij mungesa e ekzaminerëve nga ana e Ministrisë së Infrasktrukturës e ka bërë një kaos të qytetarëve.

Probleme me pajisje me patentë shoferë si dhe me testimet janë shfaqur disa herë gjatë periudhës me pandeminë në vend.