Lajme

Tolaj: Qytetarët po paguajne çmime astronomike për barna për shërim nga COVID-19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të martën për të diskutuar në lidhje me gjendje pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID 19 nga Qeveria Hoti.

Për gjendjen pandemike nga radhët e AAK-së ka folur deputeti nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai tha se shpenzimet për tu shëruar nga virusi Covid-19, po ju kushtojnë shumë shtrenjtë qytetareve të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës në këtë kohë Pandemie, të dërmuar nga kriza ekonomike, dhe se bashku me Qeverinë dhe MSH-ne po mundohen te kontribuojnë në parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, gjithnjë duke i respektuar masat e propozuara nga IKSHPK dhe OBSH, siç janë mbajtja e distancës, higjiena, përdorimi i maskës, mos grumbullimi në numër të madh etj. Sa po arrihet kjo, mbetet për t’u dëshiruar, dhe vlerësuar. Numri i të infektuarëve në kohët e fundit është në rritje – mbi 900, por edhe numri i testimeve është në rritje, dhe që arrinë deri në 2000 brenda 24 orëve. Duhet cekur se kjo sëmundje paraqet një përvojë të re në shëndetësinë botërore dhe që shumë shteteve të zhvilluara po ju sjell vështirësi në parandalimin dhe menaxhimin e saj’, tha ai.

Tolaj theksoi qytetarët po detyrohen të blejnë me çmime të shtrenjta.

“Përveç preokupimeve me gjendjen shëndetësore të të sëmurëve, familjarët ballafaqohen edhe me mungesën e barnave, dhe po detyrohen t’i blejnë me çmime astronomike për trajtimin e virusit-Corona. Mesatarja e shpenzimeve për trajtimin e formave të lehta të Covid-it , dhe që kërkon trajtim ambulantor, ka koston ndërmjet 200- 300 euro për trajtim 2 javor , me analizat e nevojshme laboratorike, rtg e mushkërive, por pa përfshirë testet për Covid (PCR dhe serologjik) dhe barnat antivirale Favipiravir(Faveda 200 mg – 70 euro) dhe Remdesivir(amp 100 mg).

Në rastet e rënda kur trajtimi zgjat, sipas protokolit duhet blerë 10 ampulla Remdesivirë, gjë që rezulton se vetëm për trajtim me një ilaç ,qytetari ynë detyrohet të shpenzoj 2000 €. Prapë, pa përfshirë edhe terapinë përcjellëse: me barna tjera, antibiotike, infuzione, grafite, analizat e nevojshme laboratorike, testet për Covid19 që duhen përsëritur, si dhe nevojat tjera. Kjo nënkupton se trajtimi në këto raste më të rënda arrin koston deri në 3000 euro”, shtoi ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 13:00.