Lajme

Tokat tek Gjiri i Lalzit, shkaku i atentatit?

Tek atentati i ndodhur sot pasdite pranë mbika

Tek atentati i ndodhur sot pasdite pranë mbikalimit të Shkozetit, shenjestër dyshohet të ketë qënë prokurori Arjan Ndoja. Po bashkë me të në makinë, ishte edhe një personazh i njohur për kronikën, Landi Muharremi. I plagosuri Muharremi që është në gjendje të rëndë shëndetësore pas breshërisë me kallashnikov, dyshohet se ka qënë një nga autorët e rrahjes së biznesmenit libanez, Faddi Mitri.

Mundet që edhe Muharremi të ishte target i sulmit. Të gjithë këto ngjarje, lidhen me pronat e lakmueshme tek gjiri i Lalzit. Biznesmeni libanez u detyruar të braktiste projektin e tij për një resort turistik atje dhe u largua me barrelë nga vendi ynë.

Prokurori Arjan Ndoja, ka qënë së fundmi në qendër të sulmeve të qeverisë, për shkak se arrestoi drejtorin e Kadastrës së Durrësit, pikërisht lidhur me një regjistrim të një prone në zonën e çmuar të bregdetit, në Lalëz. Dhe sigurisht, edhe Muharremi, dukshëm ka interesa atje, duke qënë se përzuri sipërmarrësin e huaj.

Eshtë e qartë se kemi të bëjmë me një betejë të bandave që kontrollojnë Durrësin, ku e përfshirë është padyshim edhe qeveria. Rama vetë dhe Braçe u shprehën publikisht kundër prokurorit pasi ai arrestoi drejtorin e kadastrës, duke e cilësuar atë anëtar bande. Po ndërkohë, në anën e kujt është vendosur qeveria? Kjo ngelet për tu zbardhur.

LEXO EDHE: 

Atentat me armë zjarri prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja

U plagos me dy plumba në atentat, ja gjendja e prokurorit Arjan Ndoja

Në makinën e prokurorit, kush është “i forti” i Shjakut që u plagos

“Mbron interesat e krimit”/ Çfarë tha Rama për prokurorin e Durrësit


Etiketa: , , , , , , , ,