Kosovë

Tjetërsuan 68 mijë metër tokë shtetërore, Gjykata merr vendim për 10 ish-zyrtarë

Gjykata e Durrësit ka marrë vendim për 18 pe

Gjykata e Durrësit ka marrë vendim për 18 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit.

Mësohet se 10 prej tyre janë  dënuar që për 8 të tjerë është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Janë lënë të lirë: Adrian Kona, Rovin Zeqja, Enver Shima, Latif Mullahi, Lekë Ndoj, të cilët janë vendosur në arrest shtëpie, Malvina Deçka dhe Elvia Nova, Gjergj Bushaj, ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Mes të arrestuarve janë:  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Brenda afateve të caktuara,pritet që kjo dosje të kalojë për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi organi i akuzës në Durrës, thekson se këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Policia dhe Prokuroria e Durrësitnë një konferencë për mediat kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Rodoni”, ku u arrestuan pak ditë më parë 18 punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në deklaratën për mediet Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.