Lajme

Tjetërsimi i 68 mijë m2 në Gjirin e Lalëzit, lirohet ish-kreu i Kadastrës Durrës

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejto

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazajn, i cili akuzohet për tjetërsim të pronave në Gjirin e Lalëzit.

Mësohet se togat e zeza kanë caktuar masën “detyrim paraqitje” për Iliazajn, pasi ish-zyrtari u arrestua pak ditë më parë në mega-operacionin “Rodoni”, që u pasua me arrestimin 18 personave.

Ata akuzohen për tjetërsimin e 68 mijë metra katrorë tokë shtetërore kryesisht në zonën turistike gjiri i Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Kujtojmë se më 27 tetor Gjykata e Durrësit liroi 9 persona të arrestuar, ndërkohë që sot u la i lirë ish-kreu i Kadastrës si dhe Renaldo Pasterma dhe Albert Doda.


Etiketa: , , ,