Kronika e Zezë

Tjetër vjedhje në institucione financiare në Prishtinë

Një tjetër vjedhje me armë zjarri ka ndodhur në një institut mikrofinanciar në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferte ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve ‘Edmond Hoxha’ dhe ‘Hajrullah Abdullahu’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur”, ka thënë Borovci.

Ai tha se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin me qëllim zbardhjen e tij.

Ndërkohë që një ditë më parë ka mbetura i plagosur një zyrtarë i policisë së Kosovës, derisa ishte duke ndaluar një vjedhje tjetër në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veterrnik”.