Shqipëri

Tiranë, u hodh nga spitali Infektiv, ndërron jetë 69-vjeçari me Covid

Një ditë pasi u hodh nga kati i tretë i spital

Një ditë pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit Infektiv, 69-vjeçari i infektuar me Covid, Reshat Grembi ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga burime pranë QSUT-së.

Grembi ka ndërruar jetën mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Lajmi që tronditi opinionin publik ndodhi mesditën e djeshme.

Reklamo bizensin tuaj ketu

I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit. /NOA.al/