Mesa duket konfliktet e pronësisë midis të afërmve nuk kanë të sosur. Në kodër Kashar 2, Tiranë, një 44-vjeçar ka plagosur kushëririn e tij për motive pronësie.
K. H., 36 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i R.H., 44 vjeç.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Etiketa: arrestohet 44-vjecari, koder kashar 2, per moive rponesi, plagos kusheririn, tirane