Lajme

Tiranë/ “Mos kalo në rrugën time”, si e plagosi kushëririn për pronën

Detaje të reja bëhen me dije nga konflikti i

Detaje të reja bëhen me dije nga konflikti i dy kushërinjve për pronën, konflikt i cili përfundoi me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Kodër Kashar në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se sherri ka filluar për një rrugë. Mësohet se Rezart Hoxha pretendonte se rruga ishte ndërtuar në tokën e tij dhe sipas tij kushëriri nuk duhet të kalonte aty me makinë.

Pas një sherri verbal, 44-vjeçari ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin K. Hoxha. Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, policia ka arrestuar agresorin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edhe: Tiranë/ Plagos kushëririn për pronën, arrestohet 44-vjeçari


Etiketa: , , ,