Lajme

Tiranë/ Alarm për bombë tek ambasada çeke, policia rrethon zonën

Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës këtë mbrëmje, pasi u raportua se në ambasadën çeke është vendosur një bombë.

Mësohet se me të marrë telefonatën, policia ka shkuar në zonë me qen anti-eksploziv dhe forca xheniere, duke kryer kontrolle, por deri më tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Ndërkohë, blutë e Tiranës vijojnë kontrollin përreth institucionit diplomatik çek, por dyshohet që është një telefonatë e rreme, pasi thirrja është bërë nga një numër privat.

LAJMI NË PËRDITËSIM…


Etiketa: , , , ,