Sport

Tirana nuk ia del përballë Kukësit, pëson humbjen e parë në kampionat

Pikërisht në ndeshjen e fundit të fazës së parë

Pikërisht në ndeshjen e fundit të fazës së parë vjen humbja e parë e Tiranës kryesuese. Është Kukësi që e mposht 2-1 në “Loro Boriçi”. Një fitore me shumë vlera për verilindorët, që tashmë afrohen me vetëm 3 pikë me bardheblutë në vendin e dytë.



Pjesa e parë ishte e kujdesshme për të dy ekipet, duke mos dashur të rrezikonin shumë. Me të filluar e dyta, pas  minutash, kroati Basha bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, fut një top në zonë dhe aty nuk mund të gabonte Milunovic. Pas kontrollit nga VAR, goli konfirmohet i rregullt.

Tirana reagon me lojë dhe raste, por është Kukësi që humbet dy raste të mira për të vrarë ndeshjen. Për të ardhur në minutën e 82-të, gjyqtari akordon penallti për Tiranën pas rishikimit të pamjeve. Seferi nuk fal nga pika e bardhë. Por në 88’ është Kukësi që shënon sërish. Këtë herë Edi Basha shënon vetë. Kukësi merr fitoren më të rëndësishme deri më tani.