Lajme

Tirana në kaos prej trafikut, shpërthen revolta në rrjet (Foto)

Mjaftojnë vetëm pak orë shi dhe Tirana përf

Mjaftojnë vetëm pak orë shi dhe Tirana përfshihet nga kaosi total. Situata paraqitet alarmante, sidomos në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Shumë qytetarë kanë humbur punën, disa fëmijë shkollën, kopshtet, e të tjerë takimet e tyre, vizitat apo dhe fluturimet jashtë vendit.

Ditën e sotme, për shkak të motit të keq dhe “trafikut litar”, rrjeti ka shpërthyer në revoltë. Gazetarë dhe aktivistë të njohur, por jo vetëm, edhe qytetarët e thjeshtë, duke mos pasur ku të ankohen, e kanë “shfryrë” inatin dhe mllefin e tyre në rrjete sociale.

“Ky është represion. Psikologjik dhe fizik”, shkruan në ‘Facebook’, ekonomisti dhe aktivisti i njohur Pano Soko.

Lejet e ndërtimeve që janë dhënë pa hesap, kanë shtuar numrin e banorëve dhe kanë zvogëluar hapësirën publike, duke krijuar një ngërç në rrugët e Tiranës.

“Kanë ardhur makinat deri tek dera e pallatit”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.

Në një ditë si e sotmja në kryeqytet, në rast urgjence apo aksidenti, shërbimi i ambulancës e ka shumë të vështirë depërtimin mes makinave që pothuajse sa nuk fërkohen me njëra-tjetrën. Një problem serioz ky, për çdo qytetar nevojtar.

“Kemi mbetur të terur në mes të 4 rrugëve, në vend që t’u shkojmë në zyrë dhe t’i nxjerrim me shkelma, rrimë dhe mallkojmë nëpër makina”, shprehet i revoltuar, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci.


Etiketa: , , , , ,