Maqedoni

Timonie: Vazhdoni me punë, në maj mund të japim lajmin e mirë

Procesi i revizionit të BE-së ekziston dhe nëse jepen pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ju dhe nga ne mendoj se do të marrim një lajm të mirë, deklaroi sot në Kuvend ambasadori francez, Kristian Timonie.

I pyetur se a është optimist se deri në muajin maj vendi mund t’i përfundoj detyrat e shtëpisë për të marr dritë të gjelbër për negociata me BE-në, ambasadori Timonie theksoi që fillimisht duhet të organizohen zgjedhje të mira, për të marrë raport pozitiv nga OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve, por edhe për të përforcuar procesin zgjedhor. Duke vepruar kështu, tha ai, do të jepte një pasqyrë e mirë për Maqedoninë e Veriut si një vend demokratik, por gjithashtu duke përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës.

“Kjo përbërje kuvendare duhet ta përfundojë ciklin e tij legjislativ me miratimin e një ligji, që do të parandalojë çdo lloj dhune ndaj grave. Do të ishte një gjest i këndshëm nëse ligji të miratohet, por më pas do ju takon partive të mëdha politike të dakordohen për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, por edhe të dakordohen për një luftë më të suksesshme kundër korrupsionit dhe një gjyqësor të drejtë që do luftonte korrupsionin. E di që kjo është një rrugë e gjatë, por ne jemi në anën tuaj për të ndihmuar. Ju e dini që ekziston një proces i revizionit të BE-së dhe nëse ka pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ju dhe nga ne, mendoj se do të marrim një lajm të mirë”, tha Timonie.

Loading…