Kuriozitete

Tigri i Bengalit i vërsulet kalimtarëve të rastit, lëndohen dy persona në Indi – pamjet amatore shfaqin momentin e sulmit

Një tigër është filmuar duke sulmuar dhe rrëzuar në një vrimë bukur të thellë një burrë, derisa banorët e një fshati në Indi po mundoheshin t’i shpëtonin dhëmbëve të tij të mprehtë.

Tigri i Bengalit që besohet se ishte arratisur nga një rezervat, kishte sulmuar kalimtarët e rastit, duke lënduar të paktën dy persona, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë, shfaqin turmën duke ikur dhe bërtitur nga frika. Në një moment shfaqet tigri i cili i ishte vërsulur pas një burri, të cilin e rrëzon në një vrimë dhe i shkakton lëndime trupore.

Por, mos të ishin ekipet e specializuara për kapjen e kësaj kafshe të egër, sigurisht se do të kishte edhe të vdekur – por edhe numri i të lënduarve do të ishte shumë i madh.

Ata intervenuan menjëherë duke e vënë situatën nën kontroll dhe duke e godit me pushkë tigrin – ku brenda plumbit kishte qetësues që e vuri në gjumi tigrin.