Lajme

Thyen “Arrestin e shtëpisë”, arrestohet biznesmeni Planaj (Detaje)

Është arrestuar nga policia Bardhok Planaj për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ai rezulton person me precedent të theksuar kriminal.

Bardhok Planaj është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme. Kujtojmë se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për Bardhok Planaj, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milion euro. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me FNSH Shkodër ushtroi kontroll në banesën e Planajt, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Bardhak2

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet Bardhok Planaj.

Planaj u arrestua për veprën penale “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Planaj person me precedent të theksuar kriminal.

Planaj është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme, nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte udhëtuar në drejtim të Lushnjës..

Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milion euro. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Etiketa: , , ,