Showbiz

Thumbon këngëtarja e njohur: Pandemia përfundon kur duan politikanët

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve

Ndalimi i organizimit të dasmave dhe koncerteve për shkak të përhapjes së Covid-19 ka goditur rëndë edhe buxhetin e këngëtareve shqiptare. Nisur nga kjo situatë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka shprehur pakënaqësinë e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.





Rovena ka marrë shkas nga tubimet e fushatave politike dhe i ka thumbuar ata për rrezikun ndaj pandemisë. Përmes një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja shkruan se pandemia përfundon kur duan politikanët.

“Paska mbaruar pandemia kur don politika fushatë? Po dasmat pse nuk i lejojnë?”-shkruan këngëtarja.