Opinione

Thirrje brezit të ri: Mbështesni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Vazhdim… Po i drejtohem Brezit të ri të Kosovës

Vazhdim… Po i drejtohem Brezit të ri të Kosovës sepse Ju realizoni aspiratat e vërteta patriotike, morale, fisnike e intelektuale, sepse Brezi i Ri është i lirë, i pastër e premtues për ndryshimin dhe emancipimin;sepse Brezi i Ri nuk ka veset dhe nuk është i shtrënguar nga e kaluara dhe nuk i përket asaj.

Brezi i Ri është i përgatitur fizikisht e mendërisht për të zhvilluar konsolidimin kombëtar dhe për të zhvilluar një demokraci të gjallë dhe dinamike, Brez i cili nuk duhet të qëndrojë indiferent por ta ndëshkojë të vjetrën e të keqen politike te saj në Kosovë e cila po zvarritet pashmangshëm drejt agonisë me 14 Shkurt 2021.

Politika dhe alternativa e KURTIT dhe e OSMANIT tashmë dihet se ajo është një model i ri demokratik, është një antitezë në kundërshti me yrnekut e shqyer e të grisur të politikës së vjetrës, dhe si model i ri demokratik kjo alternativë kërkon mbështetjen e Brezit të Ri në Kosovë.

E vjetra dhe të këqijat e saj nuk largohen vet nga politika e pushteti, por janë e Reja , është politika e re, është Brezi i Ri, pra janë këta të cilët kërkojnë ndryshimin.

Fatmirësisht në Kosovë është alternativa e re politike , është ajo e Albin KURTIT dhe e Vjosa Osmanit; por fatmirësisht në Kosova ka një popullsi shumicë të re, ka një Rini të fortë, të shëndetshme dhe të edukuar me frymën e rezistencës kundër të këqijave kombëtare, ka një Rini patriotike dhe të guximshme.

Dhe janë këta dy faktorët kryesorë që me 14 Shkurt 2021 do të ndodhë ndryshimi i madh dhe i shumë pritur: ai i ndëshkimit të politikës së vjetër dhe të triumfit të së resë, të alternativës politike që kryesohet nga Albin KURTI dhe Vjosa OSMANI, me të cilët janë edhe dosdoshmëria e tanishme por dhe e vërteta historike ,kombëtare dhe demokratike.

Pikërisht duke u nisur nga vizioni e përkushtimi i Albinit dhe Vjosës, te të cilët është shpresa dhe besimi i madh për ndryshimin për nga përmirësimi e progresi , në këtë shkrim po i drejtohem Brezit të Ri, Rinisë kosovare që të mbështesin triumfin e politikës dhe alternativës së duhur për Kosovën , e cila është alternativa e KURTIT dhe e OSMANIT.