Lajme

Theu urdhrin e mbrojtjes, dhunoi ish partnerin – Arrestohet 35 vjeçarja në Vlorë

Një 35-vjeçare është vendosur në pranga nga Pol

Një 35-vjeçare është vendosur në pranga nga Policia e Vlorës, pasi përndoqi dhe dhunoi ish-partnerin.

Bëhet fjalë për të identifikuarën me inicialet A.Ç., banuese në Vlorë, e ndaluar më herët nga Gjykata e Vlorës për t’iu afruar ish të dashurit.

35-vjeçarja dje ka thyer urdhrin e mbrojtjes, sipas njoftimit policor, duke përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetuesit.

Për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,