Sport

Theo Hernandez: Përgjithmonë te Milan

Theo Hernandez ka lumturuar tifozët e Milanit j

Theo Hernandez ka lumturuar tifozët e Milanit jo vetëm me performancën e tij në fushën e lojës, por edhe me deklaratat e dhëna. Së fundmi lojtari i “kuqezinjëve” është shprehur se nuk dëshiron të kthehet te Reali i Madridit dhe do të qëndronte përgjithmonë te Milani nëse do të ishte në dorën e tij, njofton Insajderi.

“Nuk e di nëse ata u penduan për largimin tim te Real Madridi. Kam arritur te Reali kur isha shumë i ri dhe nuk kam pasur minuta”, tha fillimisht anësori i Milan.

“Ishte e komplikuar sepse nuk kisha besimin që kam tani. Që kur kam ardhur te Milani kam luajtur mjaft mirë. Nuk e shoh veten të kthehem te Reali. Nëse do të mundja, do të qëndroja gjithmonë në Milano”, ka thënë Hernandez. /Insajderi.com