Lajme

The Guardian: Rama e zyrtarë të tjerë i japin nënshtetësi të pasurve të Europës

Në Londër, në një hotel me pesë yje është mbajtur një aktivitet, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen ‘pasaporta të arta’. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë tre kryeministra, ndër ta edhe ai shqiptar Edi Rama.

Rama ka premtuar në këtë konferencë se kush merr nënshtetësi shqiptare nga të huajt e pasur, nuk do të paguajë taksa për 10 vjet, shkruan “Guardian”.

Ky event që ka si synim që të thithen investime nga biznesmenët e pasur ka hasur në shumë kritika të ashpra. Gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka cituar zv. presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova, deklaron se shitja e pasaportave paraqet rrezik. Jurova shprehet se gjithë ky sistem transaksionesh duhet rinegociuar meqenëse për momentin komisioni nuk ka kompetenca për të ndërhyrë.

Me këtë veprim që po kryen, Rama po minon besimin e shteteve europiane, në këmbim të fitimit ose të futjes të sa më shumë parave në ekonomi. Rama me këtë hap garanton futjen e parave në ekonominë shqiptare, por pa pyetur shumë për prejardhjen e tyre ose njerëzit që investojnë. /B.W/


Etiketa: ,