tjera

Thaçi: Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta me Gjermaninë

Presidenti Hashim Thaçi tha sot se bashkimi i Gjermanisë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

Tri dekada pas rrëzimit të murit të Berlinit, Thaçi përmes një statusi në Twitter, tha se Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta me aleatët e evropianë.

“Ribashkimi i Gjermanisë, 30 vjet më parë vendosi bazat e një Evrope të bashkuar dhe të lirë. Kosova ndan me krenari vlerat e përbashkëta të unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë”, shkroi Thaçi.