Showbiz

Tha se ishte trafikuar dhe përdhunuar/ Zbardhen dëshmia e Miss-it kosovar: Shkova me dëshirë, më dha 10 euro

Detaje të reja janë zbuluar së fundmi nga histo

Detaje të reja janë zbuluar së fundmi nga historia tronditëse e Miss Kosovës. Gazeta Ekspress ka publikuar aktgjykimin e mbi çështjen e Tuti Sejdiut, ku nuk përmendet fakti se ajo është përdhunuar apo trafikuar nga fqinji i saj. Sipas aktgjykimit, i pandehuri është arratisur në Serbi kur “familja e të miturës zbuloi lidhjen e tyre dhe është vetëdorëzuar në polici në Gjilan më 15 tetor”. Në dëshmin e tij ai ka treguar se çdo gjë ka ndodhur me dëshirë.



“A.K. 1981, është fajtor sepse gjatë muajit shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, e pastaj më 26 shtator të vitit 2015 rreth orës 01:00, te moteli “C…”, në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe gjatë qëndrimit të qytetit Shabac të Serbisë nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor 2015 e ka keqpërdor seksualisht personin nën moshën 16-vjeç, tani të dëmtuarën e mitur Sh.S. e lindur në vitin 2002, duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi që është zbuluar lidhja e të miturës me të pandehurin nga të afërmit e saj, i akuzuari është arratisur në Serbi. Ndërsa më 15 tetor 2016 ai është dorëzuar në stacionin policor në Gjilan. Është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”. Gjykohet me burgim në kohëzgjatje prej 4-vjetësh”, -thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Dëshmia: “Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur e dëmtuara dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me vetëdëshirën dhe iniciativën e të dëmtuarës, edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që e dëmtuara është e mitur, por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, -dëshmoi ai.

Dëshmia e Tuti Sejdiut:

“Edhe pse fillimisht kam shkuar vullnetarisht, ndërkohë kam kërkuar nga ai që të më lëshojë. Gjithashtu, i akuzuari m’i ka dhënë edhe 10 euro dhe e ka ditur për moshën time. Është e vërtetë që kam dalur me të akuzuarin dhe kemi shkuar në motel në Gjilan dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar aty, kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe i njëjti ka kërkuar nga unë që t’i bëj disa foto, kinse për pasaportë, në mënyrë që të udhëtojmë për Kanada, duke kërkuar nga unë që të mos pranoj, nëse dikush më pyet për lidhjen tonë. Ai ka bërë plane që të shëtisim, por gjithmonë ka thënë që së pari ta arrij moshën madhore, që nënkupton se e ka ditur që unë jam e mitur.”

Një detaj i ri që shtohet në dosje është edhe fakti se si ajo kishte arritur që ta kalonte kufirin dhe të shkonte në Serbi në një kohë që ishte vetëm 13-vjeçe.

“Pastaj kam kontaktuar me të akuzuarin, i cili më ka kërkuar që ta thirri personin me shkronjën R dhe kam shkuar te ta dhe jam takuar me bashkëshorten e R-së. Dhe nga aty me ka dërguar që të takohem me të akuzuarin dhe pikën kufitare e kam kaluar me të akuzuarin, me të cilin kemi shkuar në Shabac dhe atje kam qëndruar për 6 ditë dhe gjatë asaj kohe, unë kam pasur marrëdhënie seksuale me të akuzuarin me vetëdëshirë, edhe pse i njëjti më ka dhënë para me qëllim që të blej diçka për vete e jo me qëllim që ta kryej aktin seksual me të. Gjatë kohës së qëndrimit në Shabac, një hërë kam tentuar që të ik nga ajo shtëpi për arsye se i akuzuari më ka goditur dhe kjo ka ndodhur një ditë para se të na zë Interpol-i. Në Serbi kanë ardhur mami dhe babi im dhe më kanë marrë nga një strehimore ku isha e vendosur”, -ka dëshmuar ajo.

Kujtojmë se në fillim Sejdiu ka rrëfyer se familjarët e 40-vjeçarit e kanë kërcënuar dhe fyer përgjatë kësaj periudhe, ndërsa “trafikuesi i saj është zhdukur pas daljes nga burgu”.