Showbiz

Tha se ishte shpërngulur në Afrikë, Einxhel Shkira shfaqet në Dhërmi

Pak kohë më parë, qarkulloi në media lajmi se E

Pak kohë më parë, qarkulloi në media lajmi se Einxhel Shkira, ishte larguar përfundimisht nga vendi për të jetuar në Afrikë. Ajo pohoi se asgjë nuk e mbante më këtu, ndaj kishte vendosur të shihte opsione të tjera. Por duket se është rikthyer… Ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa foto joshëse nga Dhërmiu, teksa shkruan “Kush tha që vera ka mbaruar!”.Ndërsa në instastory Florian Gjini ka postuar një foto ku duket gjithë grupi bashkë, Einxhel, Edi Manushi, gazetari Ervin Kurti, Fjoralba Ponari e Argjira Spanca. Nuk dimë nëse projekti në Afrikë ka mbaruar apo nëse Einxhel ka marrë ndonjë ofertë të parezistueshme që do ta kthej në ekran.