Maqedoni

Tetovë, rritet interesimi i të moshuarve për vaksinim kundër Covid-19

Rritet interesimi për tu vaksinuar kundër virus

Rritet interesimi për tu vaksinuar kundër virusit korona në Tetovë. Për tre ditë radhazi, janë vaksinuar  rreth 200 persona ndërsa pritet të vaksinohen edhe rreth 600 të tjerë, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë. Sipas mjekëve asnjë prej personave të vaksinuar nuk ka pasur efekte të padëshirueshme pas vaksinimit.

– Advertisment –

Interesimi tek pacientët është i madh, deri më tani kemi vaksinuar diku 180-200 pacientë. Për sot deri tani kemi vaksinuar 30 – 40 pacientë. Prej ditës së premte kur kemi nis vaksinimin deri më tani nuk ka pasur ndonjë person që ka shfaq ndonjë simptomë negative”, tha Hirijet Mehazi, mjek.

Të moshuarit, mbi 77 vjeç të cilët u imunizuan apeluan për vaksinim, me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Duhet të merret vaksina për të mirën e popullit, ta heqim qafe këtë virus më se na ka lodhur, shumë kanë vdekur kjo është punë e keqe. Duhet secili të marrë vaksinën”.

“Shpresoj do e marr, duhet të na ndihmoj shteti, se mirë është kjo, pleqërinë më të lehtë ta kemi”.

Nga ana tjetër, numri i të shtruarve në spital si pasojë e COVID-19 ka shënuar rritje.

Sot kemi 46 pacientë të hospitalizuar, vende të lira ka diku mbi 10 shtretër, por nuk ky problemi por gjendja e pacientëve që janë të shtrirë që një numër i madh janë në gjendje të rëndë dhe shumica janë në oksigjen. Edhe sot kemi numër të madh të pacientëve në ambulantë që tregon se do kemi rritje të pacientëve të hospitalizuar”, pohoi  Gëzim Nuredini. përgjegjës i kovid qendrës Tetovë.

“Ndërkohë, edhe pse situata çdo ditë e më tepër rëndohet, dhe numri i shtretërve të lirë po zvogëlohet, spitali modular për koronën në qytetin e Tetovës, assesi të filloj me punë”.

Nga Spitali i Tetovës thonë se nuk kanë informatë kthyese nga Ministria e Shëndetësisë se përse ende nuk lëshohet në përdorim kjo kovid ambulantë.

Bashkim Sulejmani