Maqedoni

Tetova sërish qyteti më i ndotur

Koncentrimi ekstrem i lartë prej 801 mikrogramë në metër kub, grimca PM10 në ajër janë vërejtur mbrëmë në orën 21:00 në Tetovë sipas stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin për celularë “Ajri im”.

Koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër ishte 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuar në metër kub. Mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2,5 grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub, kanë arritur 123. Të dhënat e koncentrimeve të mesme ditore të PM10 nga stacionet matëse shtetërore në mëngjes tregojnë 138 mikrometër në metër kub PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet.

Loading…