Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku një 40-vjeçar është dhunuar nga 8 persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike në lokalin në pronësi të tij.
Erjon Çollaku është transportuar në spital, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka marrë dëmtime në të gjithë trupin.
40-vjeçari është shprehur nuk i njeh dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte të mëparshme me ta.