Teknologji

Testimi i makinës elektrike kineze përfundon në tragjedi/ “ET5” fluturon nga kati i 3-të i kompanisë, dy të vdekur! (VIDEO)

Ka dështuar me sukses, testimi i një makine

Ka dështuar me sukses, testimi i një makine të re elektrike nga një kompani kineze, pasi mjeti ka rënë prej katit të 3-të të godinës ku po kryhej procesi, duke lënë të vdekur dy persona.



Ajo ra nga zona e veçantë në selinë e kompanisë në Shangai, ndërsa “Nio” nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi aksidentin.

Makina e përfshirë në incidentin e së mërkurës duket të jetë një model ET5,  që ka teknologji autonome të drejtimit.

Aksidenti ka ndodhur të mërkurën e kaluar, gjatë testimit të njërës prej makinave “Nio”, me një prej viktimave që është punonjës i tyre, ndërsa tjetri punonte si furnizues.

Fotot në rrjetet sociale tregojnë kaosin në vendin e aksidentit, ndërsa shihen edhe ekipet e shpëtimit që kanë rrethuar makinën ngjyrë gri pothuajse të shkatërruar.

“Në bazë të analizës së situatës në vendngjarje, mund të konfirmohet paraprakisht se ka qenë një aksident dhe nuk ka lidhje me vetë automjetin ”, ka lajmëruar vetë kompania Nio.