Lajme

Terrorizoi Laçin, kapet 21-vjeçari me automatik

Një i ri nga Laçi është vënë në pranga n

Një i ri nga Laçi është vënë në pranga nga policia, pasi një natë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar qytetin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

*Arma e sekuestruar


Etiketa: , ,