Lajme

Tërmeti 6.9 ballë në Turqi, mes viktiave dy të mitur, i zuri poshtë muri

Dy fëmijë të moshës 17 vjeç dhe 15 vjeç u nxorë

Dy fëmijë të moshës 17 vjeç dhe 15 vjeç u nxorë të pajetë në Vathi të Samos, pas tërmetit 6.9 ballë që goditi sot rajonin mes Turqisë dhe Greqisë.

Ata u zunë poshtë nga një mur në ndërtim pas tërmetit të fortë që goditi ishullin. Sipas informacionit të parë nga Mbrojtja Civile, adoleshentët po kalonin një rrugë të ngushtë, kur një mur ngjitur u shemb dhe i zuri poshtë, shkruajnë mediat greke.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Shpëtuesit dhe një ekip i EKAB nxituan në vend dhe tërhoqën pa ndjenja dy adoleshentët, një djalë dhe një vajzë. Tragjedia në Samos erdhi në një kohë kur ishulli dukej se i kishte shpëtuar tërmetit të fortë me tetë magnitudë, ku disa persona edhe janë plagosur.

Katër nga të plagosurit u transportuan në Spitalin e Samos, sipas administratës së Institucionit të Infermierisë.

Të tetë të plagosurit pësuan lëndime ortopedike. Lidhur me dëmtimet në Samos, më shumë dëmtime pësuan ndërtesat e vjetra.