Lajme

Tërmeti 6.9 ballë, autoritetet turke raportojnë 12 viktima në Izmir, ka njerëz nën rrënoja

Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook

         

Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook

               Publikuar në : 19:58 – 30/10/20 |

mapo.al

Autoritetet turke kanë raportuar se që nga tërmeti i mesditës me fuqi 6.9 ballë rihter, deri më tani, janë shënuar 97 paslëkundje, 20 prej të cilave ishin të magnitudës mbi 4 të shkallës rihter.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore turke ka bërë me dije se janë shënuar 12 viktima, 1 prej të cilëve është mbytur. Ndërkohë që 419 persona janë plagosur si pasojë e shembjes së godinave.

Kërkimet vijojnë në 17 godina të dëmtuara në Izmir.

Në Izmir raportohen 202 të plagosur. Sakaq vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga lëkundjet.

Tërmeti i magnitudës 6.9 të shkallës rihter goditi mesditën e sotme brigjet e detit Egje, ku më të prekurit ishin ishulli grek i Samosit dhe qyteti i Izmirit në Turqi. Tërmeti u shoqërua edhe me shumë paslëkundje, duhe hapur panik te qytetarët.

Dhjetëra godina janë shembur, në një kohë që raportohet për shumë të bllokuar nën rrënoja.

LEXO EDHE: 

Pamje apokaliptike, tërmeti 6.9 ballë rrëzon ndërtesa dhe pallate në Turqi (VIDEO)

Pamje tragjike – Momenti kur shembet pallati shumëkatësh nga tërmeti në Turqi (VIDEO)


Etiketa: ,