Shqipëri

Tërmet në Shqipëri, vazhdon të dridhet Korça

Korça vijon të jetë nën aktivitetin sizmik

Korça vijon të jetë nën aktivitetin sizmik. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit prej ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti me magnitudë të ndryshme.

Më e forta është regjistruar pak para mesnatë, 3.4 ballë, ndërsa të tjerat kanë qenë me magnitudë më të vogël.

Deri tani nuk raportohen dëme materiale.