Kronika e Zezë

Tentim për vrasje të një prokurori publik në Çegran të Gostivarit

Tentim për vrasje të një prokurori publik n

Tentim për vrasje të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Gostivar është kryer mëngjesin e sotëm në orën 5:30 në fshatin Çegran. Prokurori publik ka qenë i sulmuar me thikë, me ç’rast i është shkaktuar plagë në shpinë.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurori publik është jashtë rrezikut për jetë dhe është nën kujdes mjekësor në Klinikën e Shkupit.

Prokuroria po ndërmerr aktivitete për zbardhje të rastit.