Lajme

Tensionet në Astir/ Nikoll Lesi: Basha duhej të ishte pranë banorëve

Reagimeve të njëpasnjëshme për situatën e

Reagimeve të njëpasnjëshme për situatën e tensionuar në zonën e Astirit, u është shtuar edhe ai i botuesit të gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi.

Lesi është shprehur në të njëjtën linjë me analistin Andi Bejtja se kryetari i Partisë Demokratike duhej të ishte sot përkrah banorëve të Astirit, pasi këto të fundit nuk mund të mbrohen nga dhuna policore me dy apo tre deputetë të opozitës, si Flamur Noka, Edi Paloka apo Klevis Balliu.

Botuesi i “Koha Jonë” ka thënë gjithashtu se përplasja midis banorëve dhe policëve ka ardhur edhe për faj të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat i kanë dalë në krah kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhrin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”.

Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë”- është shprehur Nikoll Lesi.


Etiketa: ,