Lajme

Tenderi/ Kryeministri Hoti ‘lëshon’ dorën, paguan afër 100 mijë euro për marketing e fotokopje

Kryeministri Hoti, u përfol shumë për jetën modeste që e ka.

Mirëpo ky i fundit nuk po e “shtrëngon” edhe aq dorën sa i përket buxhetit të shtetit.

Kjo pasi, Zyra e kryeministrit të vendit, ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjeter tender, me marrëveshje.

Për tenderin “Shërbime të shtypjes, marketingut dhe shërbime të skenografisë për raste ceremoniale dhe festive”, fillimisht janë dhënë hiç më pak se 98 mijë e 500 euro.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës është 96 mijë e 323 euro

Ndërkaq, bëhet me dije se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë, është bërë për 36 muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ashtu 96 mijë e 323 euro.

Tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “VM3” Sh.P.K

Image
Image