Lajme

Teliti-Ramës: Videot 3D me propagandë, s’ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve

Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti vijon

Eksperti i Ekonomisë në PD, Dorjan Teliti vijon t’i kundërpërgjigjet kryeministrit Edi Rama për pohimet se, qeveria e tij ka bërë punë të jashtëzakonshme në jo pak sektorë.

Sot, Teliti ka reaguar fill pas videos të kryeministrit Rama, përmes së cilës pretendon se bletaria ka marrë mbështetje gjatë qeverisjes së tij.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në një postim në “Facebook”, eksperti i ekonomisë shkruan se “Edi Rama po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra, shoqëruar me mjalt propagandistik”.

Bletërritësit dhe të gjithë fermerët, sipas Telitit, kanë nevojë për ndihmë konkrete, jo për “tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme”.

Eksperti thekson se, fakt mbetet që ata u përjashtuan nga skemat e ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë Covid-19.

Postimi i Dorjan Telitit në “Facebook”:

I rrethuar nga statistika negative në të gjithë sektorët e ekonomisë, ER po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik.

Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit.

Për fat të keq, videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve.

Fakt mbetet që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.

Bletërritësit shqiptarë nuk i ndihmon mburrja e ER me punën e tyre.

Bletërritësit dhe të gjithë fermerët kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe jo tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme te fermerëve shqiptarë.

Lekët për të ndihmuar fermerët janë, por qeveria dhe në ditët më të vështira të pandemisë nuk ndihmon qytetarët por paguan për inceneratorë që nuk punojnë.


Etiketa: ,