Opinione

Tek ne edhe delet kanë votuar…

Bariu kinez po kalonte rrugës duke drejtuar kop

Bariu kinez po kalonte rrugës duke drejtuar kopenë me dele, një kalimtar në mënyrë të shokuar duke iu drejtuar shokut të tij tha: “ Shih Shih atje i paska delet të diciplinuar po i drejton sikur një paradë ushtarake, të gjithë po vazhdojnë rrugën në një drejtim“ shoku i tij duke buzëqeshur iu përgjigj: “ Mos u çudit për këtë sepse tek ne delet votojonë “…

Me të vërtet mund të perceptohet si fyese kjo fjalë “dele” por politikanët tanë na konsideruan pikërisht sikur dele të cilët na drejtuan me premtimet e tyre të shkojmë në kutitë e votimeve dhe të votojmë për ta. “Punësim,zhvillim ekonomik, rritje të pagave“ ishte një shabllon të fjalëve që përdornin në fushatat e tyre për të bindur votuesit dhe shablloni i njëjtë përdorej në të gjitha zgjedhjet edhe pse asnjë nga këto fjalë nuk e realizuan.

Ky shabllon ishte një shabllon magjik ku I bindte të gjithë qytetarët se këta politkanët janë të aftë të besueshëm dhe do të realizojnë premtimet e tyre.. Por meqë pas një kohe ndalë ngadalë ky shabllon e humbi fuqinë magjike pasi që qytetarët ishin të dëshpëruar dhe demoralizuar për mos përmbushjen e premtimeve. Dëshprimet ndikuan edhe tek ne pra tek të rinjët pasi që dëshprimet e prindërve tanë na bërën që të fillojmë vizionin apo synimin tanë të kemi jasht vendlinjes pra të punojmë të mundohemi të ikim nga ky vend.. Falë punës së politkanëve tanë ky synim u shëndrrua në “shpëtim” pra gjenerata jonë ikjen nga vendi po e sheh sikur shpëtim.

Këtë e shkaktuan politkanët bashkë me kopenë e tyre të deleve që votuan ata por ndoshta ende do të votojnë sepse sytë e tyre janë të mbyllura por fundi i tyre po vie.. Pas ardhjes së gjeneratës së re në çdo parti politike ka filluar edhe vetëdijësimi i qytetarëve pra (Nuk po shkon mo kshtu). Shumë të ri e të reja janë angazhuar në parti të ndryshme politike dhe kanë sjellur edhe një reform ku i kanë lënë anash politikanët të shablloneve. Në vitet e fundit kemi qenë vetë prezent ku kemi vëzhguar punët apo sjelljet e politikanëve gjatë seancave të kuvendit, debateve televizive, fushatave etj.

Nga shumica jemi gërditur dhe jemi mbushur me mllef ndaj tyre ku thonim se do të vjen dita dhe ne do të dënojmë ata në mënyrë demokratike pra me VOTË.

Pra po vjen dita që qytetarët të dënojnë shkatërruesit dhe mashtruesit të çdo partie! Listat janë publikuar në çdo parti po i shohim fytyra të reja që po besojmë që kanë vizion dhe janë të etur për të punuar për shtetnëdrtim dhe zhvillim. Andaj ju përkujtoj se në ditën e 14 shkurtit do të na jepet mundësia që të ardhmen e këtij vendi të përcaktojmë ne duke votuar njerëz të ndershëm e jo mashtruesit..