Lajme

Tejkalime në vijë të plotë dhe shpejtësi mbi limit, policia shqiptare dënon 369 shoferë

Në Shqipëri, në aksin Milot-Rubik janë gjobitur 369 vozitës pasi qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30km/h mbi normën e lejuar.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, përmes një shkrimi në Facebook, ku njoftuar se këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me gjoba nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë të reja.

“Në aksin Milot-Rubik, janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj”.

Më poshtë mund të shihni videon nga momenti kur këta vozitës tejkalojnë shpejtësinë e lejuar dhe ndëshkohen nga Policia e Shqipërisë.