Kronika e Zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e së enjtes në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtimë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë ajo.Ahmeti ka deklaruar se policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.