Showbiz

Të gjithë të infektuar, Almeda Abazi flet për gjendjen e Tolgahan pas shtrimit në spital

Pak ditë më parë aktori i njohur turk, Tolgahan

Pak ditë më parë aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman njoftoi për infektimin me Covid dhe shtrimin në spital, pas një periudhe kohe që u trajtua në shtëpi.





“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i virusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi aktori.

Almeda Abazi është në pritje të fëmijës së dytë, për këtë arsye dhe ndjekësit pyesnin të shqetësuar për gjëndjen e saj. Së fundmi, nëpërmjet një postimi Almeda ka folur për situatën në familjen e saj, pas infektimit me Covid.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim.

Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”,-ka shkruar Almeda në postim.